Kalo tek përmbajtja ↓

Martina Gazepova

16 August 2024

ndjehet si në shtëpi

Mund të keni dëgjuar shprehjen: "Pasi të kafshosh Mollën e Madhe (bëhet fjalë për Nju Jorkun) jeta jote nuk do të jetë më kurrë e njëjtë." Për Martinën, kjo ishte e vërtetë.

Martina u rrit në Radovish, një qytet që... nuk është pikërisht si New York-u. Rreth 15,000 banorët e tij jetojnë të vendosur rreth malit Plachkovica. Martina kaloi dy vitet e para të shkollës së mesme në American High School në Shkup, përpara se të nisej në programin e Shkëmbimit Rinor dhe Studimit në Wisconsin, në Shtetet e Bashkuara. Fillimisht, ajo kishte ndërrmend të ndiqte një diplomë në shkencat kompjuterike. Por një udhëtim në New York në nëntorin e kaluar i ndryshoi plotësisht pikëpamjen, gjë që e motivoi të ndjekë filmin dhe kinematografinë si degë kryesore.

Siç e shprehu aq bukur dhe Martina, “Qyteti të frymëzon të bësh diçka dhe të bëhesh dikush.” Pasi që edhe unë e vizitova New York-un këtë dimër, Martina dhe unë kaluam një orë të tërë duke biseduar për atë që e bën këtë qytet kaq të veçantë, mbresëlënës dhe të jashtëzakonshëm.

Megjithatë, nuk ishte vetëm udhëtimi në New York që ndryshoi mënyrën se si Martina e sheh të ardhmen e saj; regjistrimi në një klasë fillestare të prodhimit të videove gjatë semestrit të saj të parë luajti gjithashtu një rol të rëndësishëm. Ajo performoi kaq mirë sa që instruktori i saj e inkurajoi të kalonte në klasën e avancuar të videove. Nuk është çudi që Artet Vizuale do të jetë një nga lëndët që do të ndjekë në programin e Diplomës Ndërkombëtare në UWC Changshu gjatë dy viteve të ardhshme. Ajo planifikon të ndjekë një diplomë në arte në NYU (New York University) ose kinematografi në L.A. (Los Anxheles). Se ku çfarë do të bëjnë në të vërtetë, vetëm koha do na tregojë.

Martina është tashmë e njohur me ndjenjën e adaptueshmërisë dhe qëndrueshmërisë që kërkohet për të qenë larg shtëpisë në një kontinent tjetër dhe në një zonë të ndryshme kohore. Të jetuarit në një konvikt në Shkup, disa orë larg nga shtëpia e saj, padyshim që e ndihmoi të përballonte nostalgjinë në fillim kur u largua për në SHBA. Siç kujton ajo, "U përshtata më mirë se sa kisha menduar fillimisht." Ajo do të kthehej në Radovish një ose dy herë në muaj – që do të thotë se, deri sa u largua për shkëmbimin në SHBA, ishte e përgatitur të ishte larg shtëpisë.

Përvoja e shkëmbimit në SHBA ndërmjet një grupi të ndryshëm që takoi nga e gjithë bota ndezi dëshirën e saj për të aplikuar për të mësuar jashtë vendit përsëri, ndonëse këtë herë, në vend se të jetë 7 orë pas zonës kohore të Maqedonisë, ajo do të jetë 7 orë përpara.

Shkolla në Kinë është thjesht një hap tjetër përpara. Siç thotë ajo, familja dhe miqtë e saj, së bashku me macen e saj, do ta ndjejnë më shumë mungesën e saj. Megjithatë, ajo është e kënaqur dhe mezi pret të njohë ambientin e ri që do të jetë shtëpia e saj për dy vitet e ardhshme. Një nga bashkëmoshatarët e saj ndau një hartë 3D të kolegjit në Kinë, dhe ajo është tashmë e dashuruar me kampusin e mrekullueshëm dhe modern në Changshu. Në listën e saj të dëshirave për dy vitet e ardhshme është vizita e monumenteve të trashëgimisë botërore si Muri i Madh i Kinës dhe qyteti futuristik i Shangait.

Gjithçka që mund të bëjmë është t’i urojmë dy vite transformimi pozitiv dhe përparim në ambientin e saj të ri dhe të presim të shohim se si Kina do ta ndikojë rrugën e saj në të ardhmen.

Nela Chestojanova,
Korrik 2024