Kalo tek përmbajtja ↓

Përshkrim në detaje se si Vlerësohen Kandidatët

Faza e parë

Çdo aplikim në fazën e parë vlerësohet nga më së paku dy vlerësues. Aplikimet gjatë shpërndarjes anonimizohen, ashtu që çdo aplikimi i vendoset numër specifik të cilin vlerësuesit e shohin në vend të emrit dhe mbiemrit të kanidatit. Vlerësuesit nuk kanë qasje tek informatat personale të aplikantëve e as tek përqindja e vlerësimit që ka marë kandidati deri në atë fazë. Të vetmet të dhëna tek të cilat kanë qasje vlerësuesit (në krah të pyetjeve të shkurtëra dhe eseve të plotësuara) janë qyteti dhe shkolla e kandidatit/kandidates.

Numri maksimal i pikëve të cilët mund të fitohen në aplikim online është 100. Nga këto pikë, 5 pikë që shpërndahen jepen në bazë të notës akademike shkollore në 3 vitet e fundit, 45 pikë në bazë të përgjigjeve të dhëna ndaj pyetjeve të shkurtëra dhe 50 pikë në bazë të dy eseve. Secila nga këta është e sqaruar më poshtë.

       

Vlerësimi i përqindjes në bazë të notave 

Pasi që besojmë se notat më të fundit janë shenjë më e mirë e suksesit akademik të kandidatëve, kur e vlerësojmë përqindjen, llogarisim përqindje të përbërë në bazë të formulës së rradhës:

Për kandidatët në vitin e dytë:
20% i mesatares nga klasa e tetë. + 35% i mesatares nga klasa e nëntë. + 45% i mesatares së vitit të parë

Për kandidatët në vitin e tretë:
20% i mesatares nga klasa e nëntë. + 35% i mesatares nga viti i parë. + 45% i mesatares së vitit të dytë

Përqindja e përbërë më pas shëndërrohet në pikë sipas mënyrës së rradhës:
4,50 – 5,00 = 5 pikë
4,00 – 4,49 = 4 pikë
3,50 – 4,00 = 3 pikë
3,00 – 3,49 = 2 pikë
2,50 – 3,00 = 1 pikë
< 2,50 = 0 pikë

Siç mund ta shihni, mesatarje me të vërtetë nuk luan rol të madh në procsin e përgithshëm! 

Vlerësimi i pyetjeve të shkurtëra 

Pyetjet e shkurtëra vlerësohen si përgjithësi në bazë të 5 kritereve themelore të definuara nga Zyrja Internacionale e UWC. Secila nga këto 5 kritere ka numër të njëjtë pikësh (9). Kriteret janë:

  • Kurreshtje intelektuale
  • Angazhime  aktive
  • Përgjegjësi personale
  • Pjekuria shoqërore
  • Motvim për UWC

Pyetjet e shkurtëra në total përbëhen prej 45 pikësh dhe bashkë  me mesataren e notave përbëjnë gjysmën e pikëve në aplikim. 

Accordion Title 

Secila nga esetë përbëhet nga 25 pikë. Pikët shpërndahen në bazë të:

  • Përbajtja e përgjigjes: sa mirë kandidati i përgjigjet pyetjes? (10 pikë)
  • Struktura: sa mirë kandidati i prezenton idetë? (10 pikë)
  • Shprehja gjuhësore: sa mirë kandidati e shfrytëzon gjuhën për ti treguar idetë e tij/saj? (5 pike)

 

 Kombinimi i pikëve nga vlerësues të ndryshëm 

Çdo aplikim i anonimizuar vlerësohet nga së paku dy vlerësues. Çftet e vlerësuesve janë të ndryshueshëm – kjo do të thotë që vlerësuesi A do të kontrollojë aplikime që  gjithashtu kontrollohen nga  vlerësuesi B, si dhe aplikime që kontrollohen nga vlerësuesi C, e kështu me rradhë. 

Psi që vlerësuesit kanë stile të ndryshme vlerësimi, veçanërisht në aspektin e rreptësisë së dhënies së pikëve, duam që kandidatët aplikimi i të cilëve kontrollohet nga vlerësues “më të rreptë” të kenë mundësi të njëtësi të tjerët që të kalojnë në fazën e dytë. Për atë shkak, pikët finale të çdo kandidati standardizohen që çdo vlerësues ta ketë të njëjtën vlerësim dhe devijim standard.

Kur pikët standardizohen, çdo kandidat fiton përqindje nga vlerësimet e të dy vlerësuesve. Thënë ndryshe, nëse aplikimi juaj ka marrë 75 pikë (të standardizuara) nga vlerësuesi A dhe 68 pikë (të standardizuara) nga vlerësuesi B, atëherë pikët përfundimtare do të jenë 72,5. 

Faza e dytë 

Në fazën e dytë ftohen kandidatët të cilët kanë përfunduar  në mes të 40% të kandidatëve me poena më të larta.

Në këtë fazë kandidatët vlerësohen në bazë të itervistave individuale në anglisht dhe maqedonisht (me opcionin për ta bërë në anglisht nëse gjuha amtare nuk është maqedone), si dhe aktiviteteve grupore. Çdo vlerësues kryen vlerësim në bazë të pesë kritereve të definuara nga lëvizja UWC (të përmendura në fazën e parë), të cilët kanë nga 6 poena në kriter.

Sipas këtyre kritereve mund të fitohen 30 pikë. Në fund, numri i pikëve të fituara shëndërrohet në përqindje, në mënyrë që të jetë i krahasueshëm me suksesin në fazën e parë. Për shembull, kandidati me 26/30 pikë 80% të pikëve nga faza e dytë.

Shembuj të pytjeve nga vitet e kaluara 

Këto janë disa nga pyetjet të cilët i kemi parashtruar në fazën e dytë ose/dhe të tretë në proceset selektive të viteve të kaluara. Çdo vit mundohemi që të jemi origjinal, por në përgjithësi këto janë tipet e pytjeve që mund ti prisni. Nuk sugjerojmë të përgatisni përgjigje të gatshme që në shtëpi, por ti shfrytëzoni për orientim – intervistat më të mira gjithmonë janë bisedat spontane!

How did you prepare for this interview/selection process?
Think about something you learned in school that you had trouble understanding. Can you teach that concept to us in a better way?
Do you have any unpopular opinions?
What activity could you do all day long (and why)?
Is there an activity you would like to take with you at UWC?
What would you like to achieve outside of the classroom in the next year if you don’t go to UWC? 
What have you learned from the other candidates [on the Discord platform] so far? 
What’s something your best friend does that you really appreciate?
Who do you look up to?
What would you change in your application if you could write it again?
What do you consider your biggest failure and how did you overcome it?
What is your favorite UWC college/do you have a least favorite UWC college?
Tell us a fun fact about UWC!
What would you like to take in the IB?
What CAS activities would you like to take at UWC?

Faza e tretë

Në fazën e tretë ftohen kandidatët më të mirë në bazë të pikëve të përbashkuara nga faza e dytë dhe e parë. Ajo formohet sipas rregullit të ardhshëm:

15% e pikëve të fazës  parë + 85% e pikëve të fazës së dytë

Për shembull: Nëse kandidati X ka pasur 78 pikë në fazën e parë dhe 90 pikë në fazën e dytë, do të ketë pikë të kombinuara në këtë mënyrë: 0,15*78 + 0,85*90 = 88,2.

Në këtë fazë kandidatët vlerësohen në bazë të intervistave individuale në Zoom në anglisht ose maqedonisht (me opcionin për ta bërë në anglisht nëse gjuha amtare nuk është maqedone). Çdo vlerësues kryen vlerësim të kandidatëve në bazë të pesë kritereve të definuara nga lëvizja UWC (po të njëjtat të përmendura më lart), nga të cilët çdo njëra përmban 6 pikë. Sipas këtyre kritereve mund të përfitohen 30 pikë. Në fund, duke shfrytëzuar po të njëjtën metodë si në fazën e dytë, pikët i shëndërrojmë në përqindje, në mënyrë që të jenë të krahasueshme me suksesin në fazat e tjera.

Rank  lista përfundimtare

Rank lista përfundimtare formohet sipas metodës së ardhshme:

10% e pikëve nga faza e parë + 30% e pikëve nga faza e dytë + 60% e pikëve nga faza e tretë

Për shembull: Nëse kandidati X ka pasur 78 pikë në fazën e parë, 90 pikë në fazën e dytë dhe 70 pikë në fazën e tretë, do të ketë pikë të kombinuara në këtë mënyrë: 0,15*78 + 0,85*90+0,6*70 = 76,8.

Të gjithë kandidatët nga faza e tretë rangohen sipas pikëve përfundimtare të kombinuara (sipas mënyrës së lartpërmendur). Më pas, shpërndarrja e pozitave në shkolla bëhet në bazë të kësaj liste, si dhe sipas dëshirave që i shprehin vetë kandidatët. Megjithatë, bursat shpërndahen edhe në bazë të nevojës financiare, e cila është rezultat i analizës financiare.

Përr shembull: Kandidatja X është ranguar e para. Kjo do të thotë që sipas rang listës mer një pozitë në një nga kolegjet. Por bursa jepet sipas nevojës financiare. Përderisa gjendja financiare e kandidates X  është në gjendje të paguaj 10% të pagesës totale shkollore, kandidatja X nuk fiton bursë të plotë. Ajo do të fitojë pozitë me bursë prej 90%, dhe përderisa e refuzon po të njëjtën, nuk ka garancion që do ti jepet tjetër ofertë.