Çfarë Bëjmë Ne
Hyrje
Komiteti Nacional i Maqedonisë përbëhet vetëm nga të diplomuarit e UWC Macedonia që janë paraqitur vullnetarë për tu bërë pjesë e procesit selekcionues të nxënësve të ardhshëm nga Maqedonia. Ne krijojmë dhe vlerësojmë aplikimet, organizojmë dhe zbatojmë procesin e intervistave si dhe veprojmë si ndërlidhës kryesor ndërmjet aplikantëve nga Maqedonia dhe kolegjeve të UWC. Komiteti Nacional i Maqedonisë u ka rikonstruktuar më 2010 sipas parimeve të lëvizjes UWC. Komiteti është i obliguar me proces fer dhe transparent të zgjedhjeve të nxënësve si dhe përfaqësimin e parimeve të UWC në teritorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Kriteriumet për anëtarësim në Komitetin Nacional të Maqedonisë për UWC
Ekzistojnë dy lloje anëtarësimi në Komitetin Nacioinal të Maqedonisë: aktive dhe pasive. Anëtar aktiv është çdo anëtar i cili është pjesmarrës i vazdhueshëm në aktivitetet e Komitetit Nacional gjatë periudhës vjetore të procesit selektiv duke filluar nga muaji gusht deri në verën e vitit të ardhshëm. Anëtarët pasiv nuk janë të obligguar por janë të mirseardhur të marin pjesë në aktivitetet promotive/mbështetëse dhe veprimet për mbledhje të donacioneve. Anëtarët pasiv nuk mund të marin pjesë në procesin selektiv.
Anëtarësimi është i hapur për të gjithë të diplomuarit e UWC, ata që kanë vizituar kolegjet dhe kurset e shkurtëra, si dhe të punësuarit e tashëm dhe të mëhershëm në kolegjet dhe zyrat e UWC. Ata duhet të jenë nënshtetas të Maqedonisë së Veriut apo të kanë njëfarë lidhje të tashme ose të mëhershme me Maqedoninë e Veriut.
Kriteri kryesor për anëtarësim në Komitetin Nacional është pjesmarrja në lëvizjen UWC prej më së paku 2 vite. Shembuj për pjesmarrje të tillë janë:
- Mësimi në një nga kolegjet për 2 vite
- Aktivitete pune në kolegjet e UWC apo në zyrën e UWC
- Pjesmarrje akitve prej më së paku 2 vite në aktivitetet e ndërlidhura me UWC dhe Komitetin Nacional, duke përfshirë:
- Pjesëmarrje dhe ndihmë në organizimin e kurseve të shkurtëra
- Organizim dhe pjesëmarrje në aktivitetet mujore (psh. Dita e UWC, mbledhje, etj)*
- Aktivitete promovuese gjatë procesit selektiv (Psh. Prezentime nëpër shkolla)
- Fushata dhe aktivitete për mbledhje të donacioneve
Jashta këtyre kushteve, të gjithë anëtarët e Komitetit Nacional gjatë anëtarësimit duhet të kenë më së paku 18 vjet.
Pas përfundimit të periudhës 2 vjeçare të pjesëmarrjes në lëvizjen e UWC, të diplomuarit/alumnët mund të informojnë Komitetin Nacional për qëllimet e tyre dhe të sqarojnë si i plotësojnë kushtet e lartpërmendura. Të diplomuarit/alumnët (pas përfundimit të periudhës 2 vjeçare) bëhen anëtarë në mënyrë automatike.
Në fillimin e çdo procesi selektiv, thirrje për anëtarësim aktiv në procesin e ardhshëm selektiv do ju dërgohet të gjithë anëtarëve pasiv. Bazuar në numrin e të interesuarve dhe atë të nevojshëm, selektimi do të bëhet nga ana e anëtarëve aktiv të procesit selektiv paraprak.
*Vetëm pjesëmarrje në mbledhjet dhe aktivitetet për ditën e UWC pa kontribut të vazhdueshëm në aktivitetet promovuese dhe për donacione, si dhe në procesin selektiv, nuk është e mjaftueshme për anëtarësim në Komitetin Nacional.