Leona Lozanovska
është e gjithanshme
Intervista ime me Leonën rrjedhi pa mundim dhe natyrshëm, kryesisht për shkak të shumë-dimensionalitetit të saj të larmishëm.
Duke folur për larmishmërinë e saj (do të thoja që është e pafund), sa herë që gjatë bisedës filloja të besoja se e njihja Leonën më mirë dhe kisha mjaftueshëm informatë për të përpiluar profilin e saj, në atë moment, Leona papritur përmendte disa fakte të reja mahnitëse për veten, si p.sh. që ajo flet shtatë gjuhë dhe sapo ka filluar të mësojë italisht!
Kjo larmishmëri dhe dëshira për të provuar gjëra të reja e motivuan atë të aplikonte për programin e ri në UWC Atlantic të njohur si 'Rrugët e Transformimit të Sistemit' në kombinim me lëndët shoqërore si politika globale, ekonomia, gjuha angleze dhe letërsia. Siç shpjegon ajo, UWC është shansi i saj për të provuar diçka të re dhe ajo është e etur për të përfituar sa më shumë nga kjo mundësi!
Ajo i kaloi ditët e shkollës së mesme në Kolegjin Yahya Kemal, ku u përqëndrua në studimin e shkencave natyrore si biologjia dhe kimia, si dhe në shumë aktivitete unike jashtëshkollore, si Klubi i Greqisë së Lashtë apo Vallëzimet Latine.
Dashuria dhe proaktiviteti i saj për të njohur ambientin e ri ku do të gjendet pas disa javësh ishin të dukshme. Edhe tani, Leona është e sigurt për ato që dëshiron të provon në Atlantic, si për shembull të paraqitet vullnetare në një Orë Bisede në një nga qendrat e refugjatëve në Cardiff, dhe diçka që do të shmangte në Atlantic, një nga opsionet për programin CAS, i cili përfshin surfim, notim dhe lundrim në janar në ujërat e akullta të Oqeanit Atlantik.
Megjithëse shumë njerëz shkojnë në UWC me qëllimin për të 'gjetur veten' ose 'çfarë do të donin të bënin më tej në jetë', kur e pyeta se çfarë vjen pas UWC-së, sinqerisht prisja të dëgjoja diçka në këtë linjë. Megjithatë, Leona kishte një përgjigje shumë më interesante dhe më tregoi të gjitha aspiratat e saj gjatë rritjes: 'E kam parë veten duke bërë gjithçka, nga të qenit kasiere në Tinex deri te një biznesmene, astrofizikane, doktoreshë, neurokirurge, madje edhe menaxhere e një zinxhiri hotelesh.' Aspirata e saj aktuale mbetet pak më ndryshe. Leona planifikon të vazhdojë studimet në menaxhimin e biznesit dhe marrëdhëniet ndërkombëtare pas diplomimit.
UWC nuk është përvoja e saj e parë ndërkombëtare (dhe me siguri nuk do të jetë e fundit) për këtë nxënëse të shkollës së mesme. Vitin e kaluar, ajo kaloi 3 javë në Mynih, Gjermani, në një kamp veror. Më parë, ajo vizitoi Mbretërinë e Bashkuar, ku mori pjesë në një konkurs ndërkombëtar të gjuhës angleze në Londër, nga i cili u kthye me disa medalje.
Ndërsa data e nisjes së saj po afrohet, diçka që ajo kujton se do t’i mungojë shumë është festimi i ditëlindjeve me një tortë të secilit prej shokëve të klasës. Leona gjithashtu mori një në fund të këtij viti shkollor si një dhuratë lamtumire për largimin nga klasa. Duhet të them se një dush i ftohtë, së bashku me të gjithë shtëpinë të mbledhur në konviktin e saj në mesnatë—diçka që të gjithë tradicionalisht e marrin për ditëlindjen e tyre në UWC Atlantic—do të jetë një përvojë ndryshe për Leonën. Përveç tortave të ditëlindjes në Yahya, diçka që do të vlerësojë shumë dhe do t’i mungojë do të jenë sarmat e gjyshes së saj dhe moti me diell në shtëpi. Pavarësisht përpjekjeve të mia për ta bindur (dhe ngushëlluar) që në Cardiff, Uells, ajo do të gjente lehtësisht sarmat, për çështjen e diellit sigurisht që nuk munda. Megjithatë, jam i sigurt që pikëpamja e saj pozitive për botën do ta sjellë atë diell edhe në qoshet më të errëta të Uellsit.
Nela Chestojanova,
Korrik 2024