Viktorija Popovska
dhe çeltësia ndaj përvojave të reja
"Pse të ngushtoja fokusin tim?"
Kjo është pyetja që Viktorija më bën çdo herë kur e pyes, i hutuar, si e menaxhon që të balancojë të gjitha interesat e saj. Pika e saj është: mund të - dhe duhet! - të provosh gjëra të reja edhe kur nuk je i mirë në to. "Luaj futboll edhe pse nuk dua të bëhem futbolliste. Njerëzit këndojnë karaoke pa trajnim zëri." Përse nuk mund një nxënës i shkollës së mesme të jetë një piktor, një drejtues biznesi dhe një shkencëtar i mjedisit njëkohësisht?
Viktorija është një artiste vizuale, me një portofol të vizatimeve që mund t'i kapësh në një ekspozitë në galeri, në shkollën e saj, ose të paktën në murin e dhomës prej ku ajo u kyç në Zoom. Nuk ka nevojë që çdo veprë të jetë ideale. Përkundrazi, ajo ka mësuar më së shumti nga veprat ku ka marrë shumë kritika. "Nuk e di pse nuk nxisim fëmijët të vizatojnë për kënaqësi, pasi kjo është mënyra si zhvillohet dëshira dhe interesimi për artin." Në kërkim të kësaj lloj kënaqësie, grupi i saj i miqve viziton galeritë dhe zhvillon debate rreth pyetjes klasike: çfarë synoi artisti të na thoshte?
Kur nuk është në galeri, Viktorija, bashkë me miqtë e saj, po zhvillon një biznes studentor që do të prodhojë një pajisje për të ngarkuar telefonin tuaj duke përdorur energjinë termike nga një filxhan kafeje ose çaji. Në muajt e fundit, ata kanë bërë shumë përparim: po presin një patentë për zgjidhjen e tyre dhe kanë marrë disa çmime nga konkurset e sipërmarrjes. Por pavarësisht suksesit të tyre, ajo kujton momentet kur gjërat nuk shkonin rehat: disa muaj më parë, ata prezantuan në një konkurs nga një parking para qendrës tregtare sepse nuk iu lejua të përdornin hapësirat shkollore.
Në të njëjtën kohë - dhe krejt pa lidhje me interesat e saj të tjera - Viktorija po mëson kinezisht. Ajo filloi për shkak të një shoku të saj, i cili i kishte ardhur nga Kina në Maqedoni, dhe i pëlqeu gjuha kaq shumë që tani po merr mësim. Ajo ka arritur deri në një nivel bisede të lehta ("Një herë në muaj kemi biseda me një kombinim të anglishtes dhe kinezishtes, dhe jemi në pikën ku tani mund të bëjmë thaashetheme. Mos e vendos këtë në profilin tim.") Ajo është e entuziazmuar që tashmë ka takuar bashkëstudentët e saj të ardhshëm në UWC me të cilët mund të ushtrojë.
Megjithëse nuk duket se do të ndjekë një karrierë në asnjë nga këto fusha. Në aspektin akademik, Viktorija është e interesuar për kiminë - veçanërisht kiminë mjedisore. Në UWC-në kanadeze, ajo do të jetë pjesë e një programi të ri Diplome për Veprimin dhe Udheheqjen Klimatike (Climate Action and Leadership Diploma Program. Do të ndjekë mësime në kimi dhe biologji, por gjithashtu do të dëgjojë ligjërata nga udhëheqësit indigjenë nga Kanadaja Perëndimore. Edhe para se të kishte dëgjuar për UWC, Viktorija do të riciklonte letrat e saj. Nuk e kam fjalën për "vendosjen e letrave të përdorura në koshin e riciklimit." E kam fjalën për "marrjen e letrave të përdorura, riciklimin e tyre, dhe e letrave të reja dhe të përdorshme." Vetëm! Në shtëpinë e saj!
Dhe kështu kthehemi tek tema themelore e bisedës sonë: nuk mund të dijsh çfarë të pëlqen, ose në çfarë je i talentuar, nëse nuk provon gjërat. Kështu që edhe pse është e vështirë të parashikosh se si do të jetë përvoja e nxënësve tanë në UWC, një gjë për të cilën jam i sigurt është: Viktorija do të provojë pothuajse çdo aktivitet që UWC ka për t'u ofruar.
Korrik 2023, Bobo Stankovikj