Kalo tek përmbajtja ↓

Olja Eftimova

23 July 2023

Fanari që bën të dukshme edhe bojën e padukshme të të shkruarit

Pesë muaj që nga procesi i seleksionit tonë dhe tre muaj që nga koha kur u takova për kafe me të në pranverë, Olja më bëri përshtypje si një person tjetër gjatë kampit të orientimit të kësaj vere. Mu desht kohë që të kuptoja pse një njeri aq social si ajo mbetej e qetë për shumicën e seancave tona në grup, kur unë dija se ajo kishte shumë për të thënë. Dhe pastaj më erdhi në mendje. Në kundërshtim me shoqen e saj më të mirë Mia [vendos lidhje], Olja nuk kërkon vëmendjen. Ajo është vëmendja. Ajo është mbretëresha e përgjigjeve të mençura, e zotëruesja e shakave të menjëhershme. Çfarëdo që dikush pranë saj bën, ajo i shton ngjyrë atij. Ajo është fanari që bën të dukshme edhe bojën e padukshme të të shkruarit.

Çdo bisedë me Oljan është një përvojë. Kur thotë se luftoi të ishte vetja gjatë pandemisë, e besoj 100%: Olja komunikon përmes çdo atomi të saj. Ajo vazhdimisht lëviz vetullat e saj, bën lëvizje pozitive me gishtin e saj tregues, dhe përdor kokën e saj për të bërë një lloj lëvizjeje që e kujton një "meme". Ajo është një version gjysmë-i-rritur i atij fëmije të ëmbël por të mërzitshëm që nuk ka filtra dhe që i thotë shoqes më të mirë para 20+ njerëzve se, po, ajo ndonjëherë mund të jetë e keqe.

Por mbi çdo gjë tjetër, ajo kurrë nuk harron të qeshë me zemër. Kujtimi im i parë për shumicën e fëmijëve tanë është diçka që thanë në intervistat. Kujtimi im i parë për Olja - pavarësisht intervistës së saj të shkëlqyer - është qeshja e sinqertë e saj gjatë mundimeve të grupit të saj për të kuptuar si të ndajë ofertat hipotetike të UWC në Komitetet Nacionale rreth botës në një nga aktivitetet tona grupore. Kjo nuk do të thotë se Olja nuk ishte e motivuar për të hyrë në UWC. Kjo thjesht do të thotë se ajo është ai lloj tipi që nuk do të mund ta bënte po të mos këtë argëtim në proces.

Kur flisni me Oljan, keni ndjenjën unike të padijes absolute për atë që do të ndodhë më tej. Në fazën finale, e pyetëm nëse kishte ndonjë opinion jopopullor. Ndërsa shumica e fëmijëve të tjerë u bënë politikë dhe folën për përplasjen midis vlerave të tyre liberale dhe normave sociale maqedonase, Olja vendosi të… mbrojë emisionet e lidhjeve!? (Ishte një përgjigje e mirë: ajo nuk kupton pse njerëzit janë në rregull me aplikacionet e lidhjeve, por jo me emisionet e lidhjeve, kur të fundit janë më të kontrolluara dhe kështu më të sigurta.)

Gjenialiteti i Oljas shfaqet edhe në kuptimin e saj të UWC-së. "Në kohën kur mora letrën e pranimit tim", tregon ajo, "UWC Mostar dhe UWC Afrika Lindore ishin të vetmet që kishin mbetur. Po lutesha që të më dilte Tanzani! Ku ka kohë më i mirë se tash për të shkuar në Afrikë, për të parë majmunët, për të shkuar në safari !! ?? ". Më herët gjatë procesit, ndërsa prindërit e saj po e nxitnin atë të rendiste më lart në listën e saj të preferencave UWC-të më të afërt - dhe të njohur kulturor - Olja po shikonte video për përdorimin e ujit të shiut nga UWC Dilijan si një mjet për të ujituar bimët...

Sigurisht, si tek të gjithë ne, jeta e Oljas nuk është e gjitha buzëqeshje. Nuk dua të mbyll me një ton të ulët, por ajo më bën të mendoj për atë klishe të vjetër se ata që shpërthejnë me ngrohtësi në botë duhet absorbuar ftohtësinë e saj që të vazhdojnë ta bëjnë atë. Ajo e di se sarkazmi i saj është i lehtë për tu keqkuptuar, ndoshta edhe më shumë në një mjedis ndërkulturor si UWC. Dhe pavarësisht humorit të saj të sigurt, ajo kujdeset për atë se si tjerët e shohin atë. Si fëmijë, ajo kishte bërë teatër; në moshën pesë vjeçe, ajo dështoi në skenë dhe ndjeu kaq turp saqë ndërpreu këtë aktivitet që e donte.

Olja mund të mos jetë fëmija më i popullarizuar në kampus, por do të admirohet nga çdo person që bën zgjedhjen e duhur për t’ia hapur rrugën zemrës së saj. Mund ta inkurajoj vetëm që të mbetet ajo që është dhe të përfaqësojë kulturën maqedonase/ballkanike me gjithë lavdinë e saj, duke mbajtur në mend se humori i saj unik e ka rrënjën në ndjenjën e empatisë, kënaqësisë dhe në fund të fundit, dashurisë së saj për jetën.

Prej tash mund të ndëgjoj qeshjen e saj të infektueshme që mbush pemët e UWC në Afrikën  Lindore.

 

Kristijan Fidanovski,

Korrik 2023