Milla Tollova
dhe ekstrovertizmi i saj introvert
Ose introvertizmi ektrovert? Diskutuam shkurtimisht për këtë se çfarë do të thotë të jesh njëri apo tjetri. Më vjen shumë vështirë të vlerësoj nivelin e introvertizmit të Millas. Ajo e përshkruan veten si një introverte, por e inkurajon veten që të jetë më shumë ekstroverte. Ne kemi bërë pyetje mbi këtë temë në vitet e mëparshme të seleksionit. Edhe pse kjo ishte një pyetje e pakëndshme, nuk mund të mos e pyesja nëse ajo mendon se një person duhet të jetë ekstrovert për të integruar në mjedise të reja si UWC me sukses. Përgjigjja e Millas ishte – "Jo, aspak.Nuk besoj se ka rëndësi, dhe është e rëndësishme thjesht të dish si të shprehesh."
Diskutuam edhe përpjekjet e saj për të qenë më ekstroverte. Më interesoi pse ajo bën këtë zgjedhje, sidomos kur ajo mendon se nuk është e rëndësishme që të jesh ekstroverte. Milla thjesht vazhdon të gjejë mënyra për të dalë jashtë zonës së saj të rehatisë dhe të ikë nga statusi i zakonshëm.
Projektet Erasmus+ i ndihmuan shumë në këtë. Takimi me njerëz të rinj në një mjedis multikulturor i lehtësoi asaj të flasë më shumë dhe me zë më të lart. Nëpërmjet këtyre projekteve, ajo kuptoi se punon mirë në këto rrethana, duke i dhanë mundësi për zhvillim personal nëpërmjet sfidave të reja. Krahasuar me këtë, mjediset e vogla nuk i japin mundësi që të zhvillojë potencialin e saj. Si udhëheqëse e një grupi për të rinj, Milla është kritike ndaj sistemit arsimor dhe praktikave të Maqedonisë, veçanërisht në qytetet më të vogla. "Unë isha më introverte më parë, por besoj se shkolla e mesme gjithashtu më ndryshoi – fillova të përballesha me situatat e çuditshme në vend që të ikja prej tyre", tha Milla. Ajo beson se mësuesit dhe studentët nuk kanë marrëdhënie të mjaftueshme dhe se arsimi reduktohet në mësimdhënie dhe numra. Si kryetare e klasës, Milla inkurajoi klasën që të mendonte për të përmirësuar procesin arsimor në nivel lokal. Është një proces i gjatë, kështu që ne shpresojmë që brezat e ardhshëm pas Millas do t’i dedikohen këtij qëllimi me të njëjtin seriozitet.
Mila çmon traditat familjare. Herën e parë që vura re se sa shumë vlerëson ajo familjen ishte në videon që përgatiti për fazën e tretë të seleksionit. Kur e takova në prani të prindërve të saj, pashë sa me kënaqësi i përfshiu ato në jetën e saj të përditshme. Shumë fqinjë dhe të afërm e përshkruajnë Millën si "Dobrichica" – dikë mirëndjellës, gjithmonë gati të ndihmojë. Ky përshkrim vjen nga fakti se ajo ndihmon gjithmonë njerëzit në rrethin e saj pa pritur gjë në këmbim. Ajo e përmendi këtë vetëm një herë gjatë procesit të seleksionit, por qëndroi në mendjen time që prej atëhere. Besoj se kjo është një fjalë e përkryer për të përshkruar Millën.
I uroj suksese të mëdha në MUWCI. Si introverte ose ekstroverte, jam e sigurt në aftësinë e saj të përparojë në mjedisin e ri.
Jana Kraleva
Korrik, 2023