Gorazd Gajdov
Dhe shpirti garues
Një pjesë e mirë e serialeve të televizionit me të cilat u rrita përfshijnë një grup miqsh të cilët përjetojnë mjaft aventura për të mbushur rreth njëqind epizoda. Këta miq i keni parë – në "Friends", në "How I Met Your Mother", në "Community", dhe të tjera të ngjashme.
Kjo është një histori për Gorazd Gajdov, anëtar i një grupi të tillë miqsh. Gorazd, Marko, Stefan dhe Mate janë katër djem nga Shkupi, nxënës në shkollën "Georgi", të cilët janë rritur – dhe ende po rriten – bashkë. Ata takohen në Kapishtec dhe Vodno dhe vizitojnë njëri-tjetrin në shtëpitë e tyre. Ata ndihmojnë njëri-tjetrin me punë, kështu që javën e kaluar ndihmuan me kopshtin e nënës së Markos. (Gorazdi kositi barin). Ata janë fëmijë (apo më shumë se fëmijë?) me një histori të gjatë me shaka, të cilët shumicën e kohës e kalojnë duke garuar me njëri-tjetrin.
Ata garojnë në çdo gjë. Stefan udhëheq me pompa – 53 pa ndërprerje – dhe të gjithë po përpiqen t’a mbërrijnë atë. "Asnuk mund të ëndërroja për 50 pompa para një muaji. Por tani veçse jam te 43!" më thotë Gorazdi. (I frymëzuar nga kjo bisedë, kontrollova dy herë nëse mund të bëj 50 pompa. Rezultati: jo.) Gara e tyre filloi me aktivitete më pak produktive, si loja "Apex Legends", por evoluoi në këndim, vrapim, dhe muzikë.
Synimi e këtyre garave nuk është të fitosh – të paktën, nuk është kryesisht për të fituar, megjithëse të fituarit është e bukur. Qëllimi është të nxitin njëri-tjetrin që të mësojnë diçka dhe të përmirësohen, kjo është arsyeja pse ata vazhdojnë të bëjnë përpjekje drejt synimeve të reja. Vitin e kaluar, ata kuptuan se nuk dinin shumë për muzikën. Kështu që, ata vendosën të mbajnë mbledhje javore muzikore, ku secili prej tyre do të sillte një këngë nga një zhanër tjetër që dëshironte që të tjerët ta njihnin. Një nga hyrjet e javës së kaluar ishte SAF, një grup rap nga vitet '90, që Gorazdi e përshkroi si "rap maqedonas i vjetër" dhe më dërgoi në një krizë identiteti.
Kështu, Gorazdi për më tepër garon me veten. Kur trajnonte skermën, donte të përmirësonte teknikën e tij – në vend që vetëm të shënojë duke goditur duart e konkurrentëve, përpiqej të zgjëronte gamën e sulmit të tij. Kur lexon, zakonisht kërkon libra vetë-përmirësimi në stilin e "Atomic Habits" nga James Clear. Dhe kur merr gitarën, dëshiron të mësojë melodi të reja – ka vendosur një afat kohor prej 3 javësh që të mësojë "Capricho Arabe" nga Francisco Tarrega.
Para intervistës së fundit, i kërkojmë finalistëve që të na dërgojnë një video të titulluar "Ky jam unë". Videoja e Gorazdit përmban një total prej një skene ku është vetëm – dhe edhe në atë skenë, operatori është Mate. Shkuarja në UWC do ta ndyshojë domosdoshmërisht këtë dinamikë, kështu që ata po përdorin këtë verë për të shijuar ngadalë lamtumirat. Plani është të telefonohen një herë në javë. Por për çdo rast, ata po vendosin synime: deri në verën tjetër, dua që të më mposhtësh në basketboll, ose dua që të bësh një vrapim 5k nën 20 minuta. Për Gorazdin, kërkesa ime e vetme është: verën tjetër, dua që të vish në shtëpi dhe të më thuash "ua, shiko sa kam rritur".
Korrik 2023,
Bobo Stankoviq