Bisera Angjellkov
dhe përpjekja për ide origjinale
Kur Bisera shkon të shohë një shfaqje, ajo mban shënime mendore. Ajo përpiqet të vërejë kur regjisori shtoi me qëllim një element për të paralajmëruar se diçka do të ndodhë. Ajo pyet veten se si aktorët ndryshuan shfaqjen çdo herë që stërviteshin, deri sa të ishte një produkt i përfunduar, gati për sytë e saj. Dhe pastaj ajo kthehet në shtëpi dhe përpiqet, në shkrim, të analizojë atë që ka parë dhe të sqarojë kuptimin e tij.
Në sipërfaqe, këto janë gjërat që bën çdo kritik teatral. Por ky proces është mënyra kryesore se si Bisera shijon botën - jo vetëm gjatë shfaqjeve, por edhe në jetën e saj të përditshme. Ajo është kurioze "si dikush arriti në një ide që më pëlqen, sepse do të dëshiroja të kisha një ide të tillë një ditë." Në kërkim të këtyre ideve, Bisera luan, drejton, shkruan dhe bën shumë biseda.
Ndërsa shumica e adoleshentëve 16-vjeçarë (lexo: Bobo në vitin 2014) ndoshta nuk dinë shumë për ngjarjet kulturore që ndodhin rreth tyre, Biseran mund ta gjeni në pothuajse çdo performancë në Shkup. Ajo u lidh në thirrjen tonë Zoom pak kohë pas koncertit të fundvitit nga miqtë e saj, nxënës të shkollës së muzikës në Shkup. Ajo mëson për gjithçka që po ndodh sepse është e shpejtë për të bërë miq: ajo fillon biseda në autobus ose në koncerte në park, dhe shkon në vende ku di se do të gjejë biseda të mira. ("Shko në teatër për të gjetur dashamirës të dramës. Shko në Qendrën Kulturore të Rinisë për të gjetur muzikantë. Shko në klubin e debatit për të gjetur debatues.")
Pas përplotësimit të vargut të ideve, Bisera kthehet në shtëpi dhe fillon të mendohet. Ajo ka tre ditarë: një për shqyrtimet/kritikat, një tjetër për mendimet e jetës dhe një të tretë për vizatime. Ndonjëherë ajo do të përpiqet të krijonte diçka origjinale, si disa nga dramaturgët që ajo vlerëson më së shumti. Deri tani, ajo nuk ka qenë e kënaqur me punën e saj. (Një shfaqje që ajo shkroi ishte, në fjalët e saj, "eksperimentale" dhe "keq e planifikuar"). Por ajo vazhdon të zhvillohet - të paktën duke konsumuar çdo shfaqje teatrore, arti dhe muzika në Shkup dhe rreth - dhe vazhdon të përpjeket për një ide origjinale.
E pyeta në cilin fushë e sheh veten kur të rritet. Ajo tha se ndoshta teatri, por nuk është e kënaqur me atë që ka shkruar deri tani. Ndoshta aktrim, por do të donte të krijonte diçka të re, më shumë se sa të rifillonte punën e dikujt tjetër. Kritika e filmit? Ligji? Ajo nuk është e sigurt dhe nuk ka pse të jetë. Ajo ka dy vjet të tërë në UWC, ku synon të studiojë letërsinë, teatrin dhe - nëse ata vërtet ia kërkojnë - matematikën.
Bisera do të jetë nxënësja e parë maqedonase në UWC Waterford Kamhlaba në Esvatinin, një vend i vogël në jug të kontinentit afrikan. Sepse Kolegji ndodhet në Hemisferën Jugore, mësimet fillojnë në janar, që i jep Biserës një semestër të tërë për të ndjekur shfaqje dhe dëgjuar koncerte. Pas kësaj, ajo do të udhëtojë në Mbabane për një përvojë vërtet origjinale.
Korrik, 2023 Bobo Stankovikj