Kalo tek përmbajtja ↓

Leontina Trajkoska

27 August 2024

mund të përballojë gjithçka

“Unë u kujdesa për të, dhe ai u kujdes për mua.” Kështu ishte jeta për Leontinën dhe gjyshin e saj, me të cilin ajo filloi të jetonte që në moshën dhjetëvjeçare. Duke u rritur në Prilep, fëmijëria e hershme e Leontinës u shënua nga një destabilizim tragjik: humbja e prindërve të saj. Në një përpjekje për t’i ofruar një ndjenjë familjariteti, gjyshi i saj u zhvendos nga Shkupi në Prilep që Leontina të përfundonte shkollën e mesme atje. Më pas, të dy u shpërngulën në Shkup, ku Leontina u regjistrua në shkollën e mesme profesionale – në drejtimin e ekonomisë. Kur i duhet t’i thotë lamtumirë edhe gjyshit, Leontina bëhet pjesë e Fshatit SOS për fëmijë – një institucion që lidh fëmijët me familje strehues.

 

UWC në Kosta Rika ka një histori të gjatë bashkëpunimi me Fshatrat SOS të Fëmijëve në mbarë botën. Para se të bëhej pjesë e lëvizjes UWC, shkolla njihej si Colegio Internacional SOS Hermann Gmeiner, emëruar pas themeluesit të Fshatrave SOS të Fëmijëve. Gmeiner, një austriak që kishte përjetuar tmerret e Luftës së Dytë Botërore, besonte se çdo fëmijë kishte nevojë për një mjedis të qëndrueshëm ku mund të arrinte potencialin e vet. UWC Kosta Rika, duke rënë dakord me vizionin e Gmeiner dhe duke njohur qëndrueshmërinë e fëmijëve nga Fshatrat SOS, alokon një numër të kufizuar bursash për Komitetet Kombëtare që mund të identifikojnë dhe nominojnë kandidatë të suksesshëm me një prejardhje nga SOS.

 

UWC në Kosta Rika ka një histori të gjatë bashkëpunimi me Fshatrat SOS të Fëmijëve në mbarë botën. Para se të bëhej pjesë e lëvizjes UWC, shkolla njihej si Colegio Internacional SOS Hermann Gmeiner, emëruar pas themeluesit të Fshatrave SOS të Fëmijëve. Gmeiner, një austriak që kishte përjetuar tmerret e Luftës së Dytë Botërore, besonte se çdo fëmijë kishte nevojë për një mjedis të qëndrueshëm ku mund të arrinte potencialin e vet. UWC Kosta Rika, duke rënë dakord me vizionin e Gmeiner dhe duke njohur qëndrueshmërinë e fëmijëve nga Fshatrat SOS, alokon një numër të kufizuar bursash për Komitetet Nacionale që mund të identifikojnë dhe nominojnë kandidatë të suksesshëm me një prejardhje nga SOS. 

 

Fakti që Leontina u desh të rritej shumë shpejt, rezulton në tri cilësi që bëhen të dukshme edhe në një bisedë të shkurtër.

Së pari: Leontina përshkruan me qetësi kryerjen e punëve që pothuajse askuj tjetër në moshën e saj nuk i është dashur ndonjëherë ti kryej. "Do të duhet të shkoj në Prilep – për të përfunduar disa punë administrative. E di kur shkon me pushime, por para se të largohesh pastron shtëpinë që të duket mirë kur të kthehesh?" (Në këtë rast, pushimet janë dy vjet shkollë në Kosta Rika dhe pastrimi i shtëpisë është përballimi me një milion dokumente në banka, zyrat e regjistrimit dhe institucionet publike, sepse Leontina mbushi 18 vjeç.)

Së dyti: kur përballohet me punë të këtilla, Leontina di si dhe ku të kërkojë ndihmë. Kur i duhej të përgatitej për praktikën e saj (një pjesë e rregullt e arsimit profesional në shkollën e mesme të ekonomisë), Leontina u mbështet tek mësuesit e klasës – dhe më vonë tek kolegët e saj. Kur i duheshin dokumente për aplikimin e saj në UWC, Leontina iu drejtua administratorëve të Fshatit të Fëmijëve SOS, të cilët e ndihmuan të merrte një pasaportë të re.

Së treti: njerëzit rreth saj duan që Leontina të ketë sukses dhe ata investojnë kohën e tyre në përputhje me rrethanat. Familja e saj kujdestare bën shaka se nëse ndonjëherë i duhet diçka në Kosta Rika, "nuk është problem – do të ndezin makinën dhe do të nisen për aty." Profesori i saj i kontabilitetit punon me të jashtë shkollës për të përcaktuar mundësitë e karrierës. Anëtarët e Komitetit Nacional shkëmbyen një sasi të madhe email-esh me Kolegjin para se nominimi i saj të pranohej. Të gjithë ata që e njohin janë të emocionuar të shohin se çfarë do të arrijë.

 

Leontina sot ka një mori interesash. Ajo noton, shkon në klasa kantoje dhe performon. Ajo shkon në palestër, është pjesë e OJQ-ve dhe merr pjesë në shkëmbime dhe seminare mbi sipërmarrjen sociale. Ajo ka provuar modelingun dhe ka një seri prej 200 ditësh në Duolingo spanjisht, kështu që është gati kur të mbërrijë në Kosta Rika. Ajo mbledh përvoja.

“Më mungon,” thotë Leontina, kur flet për gjyshin e saj, i cili kishte një sens humori të hollë edhe nëmoshën e tij pas 80. “Shfletoj albumet e vjetra. Por kështu ishte fati – dhe nuk mund t'i ikësh fatit.”

Bobo Stankovikj
Korrik, 2024