Manual për aplikimin
Aplikimi
Mirësevjen në procesin e përzgjedhjes për UWC! Në këtë faqe, do të ofrojmë këshilla dhe truke për kompletim të suksesshëm të aplikimit, i cili përbëhet nga dy pjesë: (1) disa pyetje të shkurtra dhe (2) dy ese të ndyshme.
Pyetjet e shkurtra
Përgjigju të gjitha pyetjeve
Dëshirojmë të të njohim! Nëse shkruan vetëm një fjalë, do të jetë pak e vështirë për ne të shohim si mendon. Prandaj të inkurajojmë të përdorësh të gjitha fjalët që të janë dhënë - zakonisht rreth 200 fjalë për çdo pyetje të shkurtër.
Përgjigju pyetjeve me sinqeritet
Ne nuk po kërkojmë një përgjigje të caktuar, kështu që nuk të ndihmon nëse përpiqesh të përgjigjësh pyetjet në mënyrë që mendon se do të na pëlqente. Përkundrazi, pyetjet e shkurtra janë një mundësi për ne të mësojmë më shumë rreth se si mendoni për veten tënde dhe gjërat që ndodhin rreth teje. Kështu që, ji i/e sinqertë!
Trego – mos thuaj
Shpesh herë, kandidatët na thonë diçka në përgjigjen e tyre pa ofruar ndonjë provë (ose, pa treguar!). Për shembull, një kandidat mund të thotë "Unë jam një udhëheqës". Kjo është në rregull - ne të besojmë! - por do të ishte shumë më ndihmuese nëse na ofron shembuj specifik të udhëheqjes tënde, kështu që mund ta kuptonim më mirë. Për shembull, ndoshta je udhëheqës sepse ke organizuar grupin WhatsApp për klasën tënde, ose sepse po mëson vëllanë tënd të vogël si të luajë kitarën. Është e dobishme të kesh një shembull, cilido qoftë ai! :)
Eseu analitik
Pika e eses analitike është të na tregosh se si analizon një pyetje që nuk ka një përgjigje të qartë/caktuar. Këto lloje pyetjesh kërkojnë disa hulumtime dhe një përqendrim të konsiderueshëm. Prandaj, mënyra më e mirë për të avancuar në ese analitike është të vendosësh se çfarë don të argumentosh dhe të përpiqesh të na bindësh se je në të drejtë.
Nëse përdor burime të jashtme, referencoji ato
Duke shkruar eseun tënd analitik, të inkurajojmë të mbështetesh në burime të jashtme, si për shembull: artikujt e lajmeve, hulumtimet, librat, etj. Por nuk të lejohet të kopjosh tekst nga burime të tjera dhe ta përdorni atë si të jashtëm. (Kjo quhet plagiati!) Prandaj, kur përdorni një mendim nga burime të tjera (për shembull, nëse gjeni një numër nga një artikull shkencor, ose dëshironi të përdorni një citat nga një gazetë), është shumë e rëndësishme të shënoni nga vjen ky mendim. Mund ta bëni këtë me një shënime në fund të tekstit [1], të ndjekur nga një listë burimesh në fund. (Mos u shqetësoni - ne nuk i numërojmë burimet tuaja si pjesë të kufirit të fjalëve!)
[1] Shënime në fund të faqes. https://sq.wikipedia.org/wiki/Sh%C3%ABnime_n%C3%AB_fund_t%C3%AB_faqes"
Mendohu për strukturën
Mbaj në mend se esetë (si dhe gjithë aplikimi yt) do të lexohen nga të paktën dy persona, dhe do të ishte ideale nëse të dy kuptojnë se çfarë po përpiqesh të thuash! Për të bërë punën e tyre më të lehtë, përpiqu të shkruash eseun me një strukturë në mendje - për shembull, një hyrje, një argument kryesor, dhe një kundër-argument, ose diçka të ngjashme! Nuk ka rregulla të veçanta, por thjesht përpiqu të shmangësh shkruarjen e një fjalie shumë shumë shumë të gjatë :)
Eseu kreativ
Në eseun kreativ, nuk duhet të na bindësh për asgjë (përveçse për krijimtarinë tënde!). Ti ke liri të plotë për të shkruar këtë ese si të dëshirosh, përderisa tregon një sasi të caktuar të krijimtarisë
Na tergo një tregim
Ne zgjedhim temat sepse dëshirojmë të të jepim një mundësi për të qenë kreativ. Përdor këtë liri për të shkruar diçka që askush tjetër pos teje nuk mund të shkruaj :)
Intervista
Intervistat në raundin e dytë dhe të tretë janë mënyra më e mirë për që ne të të njohim dhe të dëgjojmë se si mendon! Ashtu si në aplikim, nuk kemi një përgjigje të caktuar që po kërkojmë - thjesht dëshirojmë të dëgjojmë mendimet tua të sinqerta.
Këtu ka disa këshilla që mund të bëjnë intervistat tua pak më të lehta.
Na jep përmbajtje
Synimi i intervistës është që ne të eë njohim, dhe kjo është më e lehtë nëse ti flet - edhe më shumë se sa pritet :)
Ndonjëherë, ne marim përgjigje të këtilla në intervistë:
- Çfarë të pëlqen të bësh në kohën e lirë?
- Unë lexoj.
- Po? Cilat libra zakonisht i lexon?
- Libra.
- Mhm! Cilat lloje librash?
- Çfarëdo që gjej...
A mund ta kuptosh pse kjo nuk na tregon shumë në lidhje me ty? Këtu është biseda e njëjtë, por kandidati flet pak më shumë:
- Çfarë do të pëlqesh të bësh në kohën e lirë?
- Unë lexoj. Zakonisht më pëlqen fanta-shkenca, por ndonjëherë lexoj edhe një roman romantik!
- Po? A ke lexuar ndonjë gjë në kohët e fundit që të ka pëlqyer?
- Muajin e kaluar lexova [emri i librit] dhe më pëlqeu shumë sepse autori kapte se çfarë është të jesh një nxënës i shkollës së mesme! Unë ndihesha shpesh në këtë mënyrë veten…
Të jemi të qartë: Ne nuk presim që ti të kesh një përgjigje për çdo gjë që mund të të pyesim. Por ne dëshirojmë të kemi një bisedë miqësore: ne do të përpiqemi të të pyesim për gjëra që janë të njohura për ty, dhe ti përpiqu të na japësh përgjigje që janë të pasura me përmbajtje :)
Trego, mos thuaj
Këtë këshillë e dhamë edhe në pyetjet e shkurtra, por parimi vlen edhe për intervistën. Ja çfarë thamë më lart: Shpesh herë, kandidatët na thonë diçka në përgjigjen e tyre pa ofruar ndonjë provë (ose, pa treguar!). Për shembull, një kandidat mund të thotë "Unë jam një udhëheqës". Kjo është në rregull - ne të besojmë! - por do të ishte shumë më ndihmuese nëse na ofron shembuj specifik të udhëheqjes tënde, kështu që mund ta kuptonim më mirë. Për shembull, ndoshta je udhëheqës sepse ke organizuar grupin WhatsApp për klasën tënde, ose sepse po mëson vëllanë tënd të vogël si të luajë kitarën. Është e dobishme të kesh një shembull, cilido qoftë ai! :)
Mos ki frikë nga pyetje shtesë
Të gjithë intervistuesit e tu dëshirojnë të të njohin, dhe ata sigurisht që do të përdorin mundësinë për të të bërë pyetje shtesë në tema lidhur me atë që po thua. Prandaj, nëse përmen se të pëlqen të luash volejboll, ata do të jenë kuriozë - dhe me siguri do të të pyesin si ke filluar të luash, ose çfarë të pëlqen në lidhje me atë sport. Mos u shqetëso - kjo është normale! Përdori këta mundësi për të na dhënë disa detaje të tjera rreth interesave tua.
Shembuj të pyetjeve nga vitet e kaluara
Këto janë disa nga pyetjet që kemi bërë në raundin e dytë ose të tretë në vitet e mëparshëm. Çdo vit, ne përpiqemi të jemi origjinal, por ky është lloji i pyetjeve që mund të presësh. Ne nuk rekomandojmë që të përgasësh përgjigje në shtëpi, por thjesht përdor këto për të marrë një ndjesi për atë që mund të pyetesh - intervistat më të mira janë gjithmonë biseda spontane!
- Si u përgatite për këtë intervistë/proces seleksionimi?
- Mendo për diçka që ke mësuar në shkollë që ke pasur vështirësi të kuptosh. A mund të na e mësosh këtë koncept neve në një mënyrë më të mirë?
- A ke ndonjë mendim jopopullor (unpopular opinion)?
- Cilin aktivitet do mind ta bëje gith ditën me qejf (dhe pse)?
- A ke një aktivitet që do të doje ta marrësh me vete në UWC?
- Çfarë do të doje të arrish jashtë klasës në vitin tjetër nëse nuk shkon në UWC?
- Çfarë ke mësuar nga kandidatët e tjerë [në platformën Discord ose në kamp ] deri tani?
- A ka dika që miku yt bën që ti e vlerëson shumë?
- Kush të inspiron?
- Çfarë do të ndryshoje në aplikacionin tënd nëse do të mund ta shkruaje prej fillimit?
- Çfarë konsideron si dështimin tënd më të madh dhe si e ke tejkaluar atë?
- Cili është UWC kolexhi yt i preferuar/a ke ke ndonjë kolexh UWC që nuk e preferon?
- Na trego një fakt interesant për UWC!
- Çfarë do të doje të merrje në programin IB?
- Cilat aktivitete CAS do të doje ti bëje në UWC?